Test Nga Hidroinstalimet

20 Pyetjet

Settings
Please wait...
Test Nga Hidroinstalimet

Test per nxenesit e shkollave profesionale profili : instalues te ujesjellesit dhe kanalazimit


Questions and Answers
  • 1. 
    Ujësjellësi është:
    • A. 

      Kompleks instalimesh te cilat sigurojnë me ujë vendet banuese

    • B. 

      Kompleks instalimesh te cilat sigurojnë me ujë dhe me ngrohje vendet banuese

    • C. 

      Kompleks instalimesh te cilat sigurojnë me ujë ngrohjet qendrore

  • 2. 
    Sipas konfiguracionit te shpërndarjes ne plan , rrjetet e ujësjellësit mund te jene
    • A. 

      Te degëzuara dhe unazore

    • B. 

      Rrjete i brendshëm i ujësjellësit

    • C. 

      Rrjete kanalizimi

  • 3. 
    Kualiteti me i mire i ujit duhet te jete tek :
    • A. 

      Ujësjellësi për ujitje

    • B. 

      Ujësjellësi me ujë për pije dhe shtëpitë

    • C. 

      Ujësjellësi për industri

  • 4. 
    Ndarja e sistemeve të ujësjellësve; në sisteme me vetërrjedhje me shtypje, me vetërrjedhje pa shtypje dhe me rrjedhje të detyruar është bërë sipas
    • A. 

      Qëllimit dhe kategorizimit të furnizimit me ujë

    • B. 

      Sipas mënyrës së shpërndarjes dhe përcjelljes së ujit

    • C. 

      Sipas mënyrës së shpenzimit dhe përdorimit të ujit

  • 5. 
    Ndarja e sistemeve të furnizimit në sisteme të bashkuara dhe të ndara (të veçanta) është bërë sipas:
    • A. 

      Qëllimit të furnizimit me ujë

    • B. 

      Sipas mënyrës së dhënies së ujit

    • C. 

      Sipas mënyrës së shpenzimit të ujit

  • 6. 
    Rrjeti shpërndarës unazor i ujësjellësit të jashtëm:
    • A. 

      Përdoret kur furnizimi me ujë është i mundshëm me ndërprerje

    • B. 

      Përdoret kur është i nevojshëm furnizimi me ujë pa ndërprerë

    • C. 

      Ne te dy rastet e cekura

  • 7. 
    Çfarë kuptojmë me kolektor te shkarkimit te përzierë?
    • A. 

      Kolektorët qe shkarkojnë ujërat e ardhura nga reshjet atmosferike

    • B. 

      Kolektorët qe shkarkojnë ujërat e ardhura nga impianti sanitar

    • C. 

      Kolektorët qe shkarkojnë si ujërat e shiut ashtu edhe ato sanitare

  • 8. 
    Pompa centrifugale, para lëshimit duhet:
    • A. 

      Te jete e boshatisur

    • B. 

      Te jete e mbushur me ujë

    • C. 

      Nuk ka rendësi

  • 9. 
    1.      Ne figurën e dhëne është paraqitë pompa:
    • A. 

      Pompa centrifugale

    • B. 

      Pompa vidore - formë vide

    • C. 

      Pompa me piston

  • 10. 
    Saraçineska montohet ne dalje te pompës ne tubin e dërgimit vetëm atëherë kur niveli i ujit në vendin e thithjes është:
    • A. 

      Më i lartë se boshti i qarkut punues të pompës

    • B. 

      Më poshtë se boshti i qarkut punues të pompë

    • C. 

      Nuk ka rendësi niveli i ujit ne vendin e thithjes

  • 11. 
    Ne figurën e dhëne është paraqitë pompa:
    • A. 

      Centrifugale

    • B. 

      Me membranë

    • C. 

      Dhëmbëzore

  • 12. 
    Prurje teorike ë pompës është:
    • A. 

      E barabartë me prurjen reale

    • B. 

      me e vogël se prurja reale

    • C. 

      me e madhe se prurja reale

  • 13. 
    Te pompa centrifugale elementi punues qe kryen procesin e pompimit është:
    • A. 

      Membrana

    • B. 

      Qarku punues

    • C. 

      Pistoni

  • 14. 
     Ne shportën e tubit thithës te hidroforit duhet te montohet:
    • A. 

      Ventili jo kthyes

    • B. 

      Ventili sigurues

    • C. 

      Ventili reduktues

  • 15. 
    Procesi i pompimit te të gjitha pompat kryhet si rezultat:
    • A. 

      I mbi shtypjes në dhomën punuese të pompës

    • B. 

      I ndryshimit të shtypjes në dhomën punuese të pompës

    • C. 

      I nen shtypjes në dhomën punuese të pompës

  • 16. 
    Ne figurën e dhëne është paraqitë pompa:
    • A. 

      Dhëmbëzore

    • B. 

      Me membranë

    • C. 

      Centrifugale

  • 17. 
    Presostati ose rregullatori i shtypjes te pompa e rregullon: ·        ·       ·       
    • A. 

      Prurjen e pompës

    • B. 

      Shtypjen e ujit

    • C. 

      Shpejtuesin e rrotullimit

  • 18. 
    Ne një pompe centrifugale, çfarë ndodh kur rrisim prurjen? ·        ·       
    • A. 

      Rritet si ngarkesa e plote hidraulike ashtu edhe fuqia e kërkuar

    • B. 

      Rritet fuqia e kërkuar dhe zvogëlohet ngarkesa e plote

    • C. 

      Rritet ngarkesa e plote hidraulike dhe zvogëlohet fuqia e kërkuar

  • 19. 
     Ne figurën e dhëne është paraqitë pompa:        
    • A. 

      Dhëmbëzore

    • B. 

      Me membranë

    • C. 

      Centrifugale

  • 20. 
     Rendimenti i plotë i pompës gjithmonë është:
    • A. 

      më i vogël se një, η < 1

    • B. 

      Më i madh se një, η > 1

    • C. 

      I barabartë me një, η = 1